Kaos në rrugët e Prishtinës

Aktuale October 02, 2018 - 09:22
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Drejtuesit e kësaj linje po protestojnë pasi komuna nuk i ka njoftuar paraprakisht për këtë vendim.

Mospajtimet rreth trafikut urban të Prishtinës kanë vazhduar edhe mëngjesin e sotëm, ku në Lagjen e Spitalit, te Eulex-i, është bllokuar qarkullimi i linjës 3.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mbrëmë përmes rrjetit social Facebook ka bërë të ditur se sot do të dalin në qarkullim 21 autobusët e rinj.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se linjës 3 do t’i shtohet edhe një sub-linjë që kalon te “Princi i Arbërit” dhe përshkon edhe gjithë rrugën “Muharrem Fejza”, raporton telegrafi.

Drejtuesit e kësaj linje po protestojnë pasi komuna nuk i ka njoftuar paraprakisht për këtë vendim. Që nga e hëna kryeqytetit i janë shtuar 21 autobusë të rinj urbanë, mirëpo një gjë e tillë ka shtuar pakënaqësitë te autobusët e linjës 7 dhe 3.

Image
Image