Thaçi: Shpresoj që Kuvendi i Maqedonisë të marrë vendimin e duhur proevropian

Aktuale October 01, 2018 - 12:09
Lexo detajet

Dje qytetarët anembanë Maqedonisë kanë votuar në referendumin e për ndryshimin e emrit të këtij shteti. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar si demokratikë dhe veprim të duhur për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë, raporton “Zëri.info”.

“Qytetarët e Maqedonisë, me vullnetin dhe votën e tyre në referendumin demokratik, vendosën për emrin e ri dhe të ardhmen e tyre euroatlantike. Votuesit e djeshëm, përfshirë edhe tërë bashkëkombësit tanë shqiptarë atje, dëshmuan qytetari dhe vullnet të qartë pro vlerave perëndimore”, ka shkruar Thaçi në një postim në “Facebook”.

Thaçi ka shkruar se shpreson që Kuvendi i Maqedonisë do të marrë vendim të duhur proevropian.

LEXO EDHE: Demitrov thotë se numërohen vetëm ata që kanë votuar

“Shpresoj dhe uroj që edhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të marrë vendimin e duhur proevropian. Ballkani Perëndimor ka nevojë për lidership dhe vendime të rëndësishme, që e forcojnë fqinjësinë e mirë dhe që rajonin tonë e integrojnë sa më shpejtë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar tutje ai. /ZËRI