Hoxha takohet me ministren austriake, diskutojnë për këtë gjë

Aktuale September 30, 2018 - 23:33
Lexo detajet

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e 14-të të Rajoneve dhe Qyteteve të Evropës është takuar me ministren austriake Juliane Bogner-Strauß, me të cilën kanë diskutuar për rrugën e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, raporton “Zëri.info”.

Hoxha ka bërë të ditur se ka njoftuar ministren austriake për përkushtimin e Kosovës për barazi gjinore me c`rast ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Austrisë.

Ky është postimi i plotë i saj:

Gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e 14-të të Rajoneve dhe Qyteteve të Evropës, që po mbahet në Salzburg, takova Ministren Austriake për Gratë, Familjen dhe Rininë, Dr. Juliane Bogner-Strauß.

Gjatë këtij takimi, diskutuam për rrugën integruese të Kosovës me fokus në promovimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore. Theksova se Kosova është e përkushtuar që të promovojë barazinë gjinore jo vetëm në Kosovë por të luaj rol proaktiv edhe në rajon lidhur me këtë temë. 

Po ashtu, kërkova intensifikimin e bashkëpunimit me Austrinë në fuqizimin e të rinjve dhe rolin e tyre në shoqëri, me ç’rast kërkova bashkëpunim dhe projekte të përbashkëta ku do të përfitonin të rinjtë tanë.

Ministrja Bogner-Strauß, ofroi mbështetjen e saj për Kosovën dhe ofroi bashkëpunim më intensiv në të ardhmen mes dy vendeve sidomos për mundësi të reja për të rinjtë tanë’, ka shkruar më tej Hoxha. /ZERI