Hahn: Përkrahje e gjerë për marrëveshjen e Prespës

Aktuale September 30, 2018 - 21:43
Lexo detajet

Komisari për zgjerim Johanes Hahn nga Brukseli është deklaruar i pari pas përfundimit të referendumit.

Ai ka thënë se votat “PËR” në referendum janë të rëndësishme dhe se ato i japin përkrahje Marrëveshjes së Prespës.

“Uroj ata që kanë votuar sot në referendumin konsultativ dhe shfrytëzuan mundësitë e tyre demokratike. Me një “PO” të rëndësishme” ka përkrahje të gjerë për Marrëveshjen e Prespës dhe të ardhmen euro-atlantike të vendit”, ka shkruar Hahn në rrjetin social Twitter.

LEXO EDHE: 91.1 për qind e qytetarëve pro referendumit në Maqedoni

Tani ai ka thënë se pret që të gjithë liderët politik të respektojnë këtë vendim dhe ta zbatojnë me përgjegjësi të madhe dhe unitet këtë vendim në interes të vendit.

Image