Zaev: Çështja e referendumit kalon në Kuvend, nëse nuk ka konsensus shkojmë në zgjedhje

Aktuale September 30, 2018 - 20:13
Lexo detajet

Kryeministri Zoran Zaev e ka quajtur referendumin e sotëm si të suksesshëm edhe pse pjesëmarrja nuk ka qenë e kënaqshme.

Kryeministri deklaroi se ai respekton vullnetin e qytetarëve dhe se çështja do t’i kalojë Kuvendit  dhe nëse me deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet në një konsensus  vendin e presin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Zaev tha se maqedonasit përmes votës treguan se do të udhëtojnë në drejtim të BE-së.

LEXO EDHE: Referendumi në Maqedoni, përfundon procesi i votimit

“Sot fitoi demokracia dhe qytetarët votuan për Maqedoninë Evropiane. Vota e qytetarëve tani duhet të kthehet në një aktivizëm politik në Kuvendin e Maqedonisë”.

Zaev gjithashtu paralajmëroi për zgjedhje të parakohshme po që se nuk respektohet vullneti i shumicës.

“VMRO të respektojë vullnetin e shumicës së atyre që dolën në Referendum, ose menjëherë shkojmë në zgjedhje të parakohshme”.

Zaev gjithashtu tha se duhen numëruar të gjitha votat për disa orë në menyrë që të dihet rezultati përfundimtar.

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ishte bërë e ditur se deri në orën 18:30 kishin dalë në votime 34% e qytetarëve.