Avdullah Hoti reagon ashpër ndaj gjuhës kërcënuese të Vuçiqit

Aktuale September 30, 2018 - 19:40
Lexo detajet

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka dënuar ashpër gjuhën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj, shkruan “Zëri.info”.

Hoti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta dënojë gjuhën e tij pasi që një gjuhë e tillë ka dërguar në luftëra para dy dekadave.

Tutje ai ka thënë që Kosova i ka kufijtë të paprekshëm. Këto deklarata Hoti i ka bërë përmes një postimi në “Facebook”.

LEXO EDHE: Hoti i bindur për fitoren e LDK-së në zgjedhje, flet për Qeverinë e re

“Gjuha kërcënuese e presidentit serb duhet dënuar nga BE-ja. Kjo lloj gjuhe na ka dërguar ne lufte para dy dekadash.

Tash rrethanat jane tjera. Edhe ai e di ketë. Ne duam paqe, por kufijtë i kemi te paprekshëm”, ka shkruar Hoti. /ZËRI