Nesër dalin në qarkullim 21 autobusët e rinj, lajm i mirë për fshatrat e Gollakut

Aktuale September 30, 2018 - 19:30
Lexo detajet

Trafikut urban nesër në Prishtinë do t`i shtohen edhe 21 autobusë të rinj. Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në “Facebook”, transmeton “Zëri.info”.

Ahmeti ka bërë të ditur se risi do të jetë linja e Kalabrisë si dhe disa sub-linja të tjera në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Kryetari lajm të mirë ka dhënë edhe për fshatrat e Gollakut. Ai ka bërë të ditur se një autobusë do të qarkullojë tre herë në ditë në fshatrat e Gollakut dhe ndalesë do ta ketë fshatin Keqekollë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Nesër, me 1 tetor, do të jenë në qarkullim edhe 21 autobusë të tjerë.

Risi është linja e Kalabrisë që fillon te Pastrimi dhe kalon në disa rrugë të Kalabrisë përfshi rrugën te Stacioni, dhe “Banesat e Arapëve”.

Po ashtu linjes 3 do ti shtohet edhe një sub-linjë që kalon te Princi u Arbërit dhe përshkon edhe gjithë rrugën Muharrem Fejza.

Një autobus do të qarkullojë tre herë në ditë në fahatrat e Gollakut deri në Keqekollë.

Sa për ilustrim, bashkangjitur janë vizatimet në Maps e ditëve në vijim do ti paraqesim hartat e sakta ne stacione si dhe broshurat. /ZËRI