Serbia vazhdon ta mbajë ushtrinë në gjendje të lartë gatishmërie

Aktuale September 30, 2018 - 18:11
Lexo detajet

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq, me të cilin ai kishte sot një takim, urdhëroi që niveli i arritur për gatishmëri luftarake të mbetet edhe më tej në fuqi dhe për çdo ndryshim të tij do të merret urdhri i ardhshëm.

LEXO EDHE: Jovanoviq: Me çdo kusht paqe me Kosovën

“Sot në mëngjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë gjenerallejtënant Milano Mojsiloviq dhe unë kemi pasur një takim me presidentin e Republikës dhe komandantin suprem të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit i kemi referuar për nivelin e arritur mbi gatishmërinë luftarake dhe zbatimin e urdhrave që na janë dhënë”, ka thënë Vulin.