Maqedoni, dalje e dobët e votuesve në referendum

Aktuale September 30, 2018 - 18:03
Lexo detajet

Në mëngjes, në Maqedoni filloi referendumi për ndryshimin e emrit të ish-republikës jugosllave, si dhe hyrjen e Maqedonisë në BE, raporton “Zeri.info”.

Partia opozitare maqedonase VMRP-DPMNE njoftoi sot për një audio incizim në të cilën një femër, për të cilën thotë se ajo është nga LSDM-ja, duke u bërë thirrje qytetarëve me telefon për të  dalë në votime.

Deri në orën 17:00, vetëm dy orë deri në mbylljen e qendrave të votimit vetëm një e katërta e maqedonasve që ishin të regjistruar në listën e votuesve kanë dalë në referendum.

LEXO EDHE: Deri në orën 17.00, vetëm 28.08 për qind e maqedonasve kanë votuar

Deri në orën 15.00, 22.8 përqind e qytetarëve me të drejtë vote votuan, ose 377.606 e tyre votuan, njoftoi komisioni shtetëror i zgjedhjeve.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE zyrtarisht nuk ka bërë thirrje për bojkot, por presidenti i Maqedonisë dhe anëtari i asaj partie Gjorge Ivanov në fjalimin e tij në seancën kryesore të OKB-së ka thënë të mos dilet në referendum për shkak se "kanë votuar tashmë në vitin 1991"./Zeri

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image