Jovanoviq: Me çdo kusht paqe me Kosovën

Aktuale September 30, 2018 - 15:57
Lexo detajet

Lideri i Partisë Liberale Demokratike nga Serbia Çedomir Jovanoviq ka vlerësuar se është e domosdoshme ruajtja e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë pavarësisht tensioneve të fundit në prag të dialogut në mes dy shteteve, shkruan “Tanjug”, përcjell “Zëri.info”.

Këto deklarata nga Jovanoviq kanë ardhur pas reagimeve të shumta ndaj vizitës që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë tek Liqeni i Ujmanit, dje.

LEXO EDHE: Shefi i NATO-s në tetor viziton Beogradin

“Pas incidentit të fundit në Kosovën e veriut, është e nevojshme të ruhet paqe me çdo kusht, pavarësisht nga tensionet që pengojnë vazhdimin e tanishëm të dialogut, tha Presidenti i LDP Çedomir Jovanoviq, përcjell “Zëri.info”.

Jovanoviq tha në një deklaratë se "Beogradi dhe Prishtina nuk duhet të lejojnë që marrëveshjet të relativizohen deri tani, pasi dy shoqëri po largohen nga zgjidhja përfundimtare e çështjes së Kosovës". /ZËRI