Zaev është i bindur se shumica e qytetarëve do të votojnë ‘Po’

Aktuale September 30, 2018 - 13:42
Lexoni më shumë detaje

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha pas votimit në referendumin këshillues mbi marrëveshjen me Greqinë se ai është i bindur se shumica dërrmuese e qytetarëve do të mbështesin një ndryshim në emrin e vendit, i cili do t'i lejonte asaj të bashkohej me NATO-n dhe të hapte negociatat e pranimit me BE-në.

“Unë besoj se shumica dërrmuese do ta mbështesë këtë, sepse më shumë se 80% e qytetarëve tanë janë pro Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, u tha gazetarëve në vendlindjen e tij të Strumicës në Maqedoninë jugore, njofton agjencia e lajmeve Hina, transmeton zeri.info

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më shumë që të jetë e mundur në referendum.

Qytetarët maqedonas sot votojnë në favor ose jo të marrëveshjes së Prespës midis Shkupit dhe Athinës për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, e cila në qoftë se të ketë sukses në referendum, do të quhet Maqedonia Veriore në të ardhmen.

Referendumi është një hap kyç për heqjen e bllokadës greke të hyrjes së Maqedonisë në NATO dhe BE./Zeri