SHBA-ja dhe BE-je përkrahin shkëmbimin territorial Kosovë – Serbi, por jo edhe Gjermania

Aktuale September 30, 2018 - 13:12
Lexoni më shumë detaje

Liderët e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian janë konvergjent që t’i japin përkrahje planit që Kosova dhe Serbia t’i vënë kufijtë e tyre përgjatë vijave etnike – projekt të cilin e kundërshton Gjermania.

Kështu thuhet në një dokument që ka parë “The Wall Street Journal” , i hartuat nga shërbimi i jashtëm i BE-së në të cilën shfaqet mundësia e zgjidhjes së mosmarrëveshjes së vjetër mes Kosovës dhe Serbisë e ku organi ekzekutiv i BE-së ka miratuar argumentet e Washingtonit dhe ka refuzuar ato të Gjermanisë, përcjell Klan Kosova.

Derisa marrëveshja thekson se Evropa dhe SHBA vazhdojnë të punojnë ngushtë në iniciativën e politikës së jashtme që prej rajonin, një çarje e Gjermanisë poashtu shfaq vullnetin e Washingtonit për të injoruar kundërshtimet e fuqisë më të madhe në kontinentin evropian.

Në dokument thuhet se BE shpreh përkrahjen e një plani të përbashkët Kosovë-Serbi, përkrahur nga administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që të ricaktohen kufijtë në Evropën Juglindore si mënyrë e sigurimit të plotë të shtetësisë së vendit të vogël dhe të izoluar, Kosovës. Në rast të dyshimit të këtij plani thuhet se vendim me dy milionë banorë mund të rrëshqas në kriminalitet, konflikte dhe ekstremizëm islamik.

Në anën tjetër krerët e Gjermanisë, kundërshtojnë shkëmbimin e territoreve duke iu frikësuar nxitjes së separatizmit në baza etnike sikurse në vende, Bosnjë dhe Maqedoni, e prej ku mund të rridhte konflikt në rajon.

Shkrimin e plotë të “The Wall Street Journal” mund ta lexoni KËTU