Pjesëmarrje e ulët e votuesve në komunën e Çairit

Aktuale September 30, 2018 - 11:22
Lexoni më shumë detaje

Deri në këto momente në qendrën më të madhe të votuesve të kësaj zone në shkollën “Liria” në Çair të Shkupit kanë dalë në votime 10% të qytetarëve.

“Në komunen e Çairit janë hapur vendvotimet, në shkollën “Liria” ku është qendra më e madhe e votuesve, pjesëmarrja në mëngjes nuk ka qenë në fluks të madh. Deri në orën 10:00 kanë votuar 10% e votuesve”, raporton  T7.

Ata me të cilët ka biseduar televizioni, të gjithë janë pro ndërrimit të emrit të Maqedonisë, në Republiken e Maqedonisë Veriore, raporton gazetari.

Deri më tani nuk është regjistruar ndonjë parregullësi sa i përket kësaj qendre të votimit. Vërhen forca të shtuara të policisë.

Sidoqoftë, të drejtë vote kanë 1.806.336 votues, të cilët janë regjistruar në listën zgjedhore. Lista zgjedhore është mbyllur më 10 shtator.

Votohet në 3.480 vendvotime, në 80 komuna. Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00.

Dje votuan personat e sëmurë, të rënduar, të burgosur dhe në burg shtëpiak të cilët janë shtetas të Maqedonisë.