Daçiq paralajmëron tërheqje të njohjeve për Kosovën

Aktuale September 30, 2018 - 10:52
Lexoni më shumë detaje

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar propagandën e tij ndaj Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

Siç raporton “Tanjug”, transmeton “Zeri.info”, Daçiq ka thënë se deri në fund të vitit 5 deri në 10 shtete mund ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Deri në fund të vitit, midis pesë dhe dhjetë vende do të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe Metohisë”, ka deklaruar Ivica Daçiq, transmeton “Zeri.info”.

Sipas Ivica Daçiqit, i tërë ky konstatim ka ardhur pas takimeve që delegacioni serb ka pasur me shtete të ndryshme në punimet e Asamblenë të Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në SHBA, përcjell “Zeri.info”.