Haradinaj: Shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër pos përcaktimit euro-atlantik

Aktuale September 30, 2018 - 09:25
Lexoni më shumë detaje

Kreu i ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë e në veçanti shqiptarëve që sot të dalin në referendum dhe të votojnë, raporton “Zeri.info”.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj, ka shkruar se qëllimi kryesor i shqiptarëve të Maqedonisë është përcaktimi për BE dhe NATO dhe se sipas tij, shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër pos përcaktimit euro-atlantik, përcjell më tutje “Zeri.info”.

“Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoni që sot, masovikisht dhe pa hezitim, t’i përgjigjen pozitivisht referendumit të Marrëveshjes me Greqinë për emrin”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Interesi madhor i shqiptarëve të Maqedonisë, është përcaktimi për BE-në dhe NATO.

Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoni që sot, masovikisht dhe pa hezitim, t’i përgjigjen pozitivisht referendumit të Marrëveshjes me Greqinë për emrin.

Vota e tyre pro është manifestim historik për orientimin perëndimor të shqiptarëve.

Shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër pos përcaktimit euro-atlantik.