Drejtori i PSD-së merr pjesë në protestën e VV-së

Aktuale September 29, 2018 - 13:07
Lexo detajet

Drejtori i Pronës në Komunën e Prishtinës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dren Kukaj ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në protestën e organizuar nga lëvizja “Vetëvendosje”, e cila do të mbahet sot nga ora 14:00, shkruan “Zëri.info”

Kukaj përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë që edhe pse e sheh këtë protestë vetëm si shërbim të interesit të VV-së prapë do të bashkëngjitet për shkak që Thaçi e meriton protestën.

LEXO EDHE: Edhe Korab Sejdiu mbështet protestën e VV-së

Ky është postimi i plotë e pandërhyrje i Dren Kukajt në Facebook:

Nje pervoje subjektive (ne mos asgje tjeter)

I vetedijshem qe kjo proteste nuk do e rrezoj Thacin (kujto gazin brenda dhe zjarrin jashte kur ai u zgjodhe). Po ashtu i vetedijshem qe kjo proteste i sherben vetem interesave partikulare te nje subjekti politik.

Mirepo perkunder kesaj vetedije e per hire te nje kulture rezistence qe vetem protestat dijne t’ia mirembajne nje shoqerie, une sot dal e protestoj kunder nje njeriu qe shume dem ka sjellur. Pervoja e vonshme per te mos i’u nenshtruar nje njeriu tjeter ma e kushtezon sot kundershtimin ndaj Thacit ne mos hiq gje tjeter.

Thaci e meriton protesten. Mirepo, shoqeria e jone e meriton OPOZITEN E BASHKUAR t’i prije popullit.

P.S. Shpresoj te mos na largojne neve te PSD-se nga protesta si ‘te infiltruar te pushtetit’. /ZËRI