Daçiq: Shumë vende janë penduar që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës

Aktuale September 26, 2018 - 23:41
Lexoni më shumë detaje

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar në Nju-Jork se është shumë i interesuar që në kuadër të punimeve të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-ës që të takohet me përfaqësuesit e vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ata rishqyrtojnë këtë vendim të vetin.

Duke komentuar praninë anëtarëve të delegacionit të Kosovës në selinë e OKB – së në New York, Daçiq ka thënë “ata nuk janë këtu, ata janë nëpër kënde e klub e sepse nuk janë anëtarë të OKB –së dhe nuk kanë leje të njëjta si anëtarët e KB-së”.

Ai ka shtuar se delegacioni i Kosovës është paraqitur përmes Sektorit të KB-së për operacione paqeruajtës dhe kështu i ka marrë lejet me të cilat megjithatë nuk mund të hyjnë në sallat e takimeve.

"Ajo që ata e bëjnë çdo vit, është keqpërdorim e statusit të tillë, por kot e kanë. Mendoj se të gjithë e kanë kuptuar ç’kanë bërë, se të gjithë e kanë para sysh se kanë gabuar duke e njohur pavarësinë e Kosovës dhe shumë nga ta tash po pendohen dhe po mendojnë për tërheqje e njohjes", ka thënë Daçiq.