Ilir Deda zbulon frikën më të madhe të presidentit Hashim Thaçi

Aktuale September 26, 2018 - 22:26
Lexoni më shumë detaje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Alternativa, Ilir Deda, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka një frikë të madhe.

Kjo frikë, sipas tij, është një akuzë e mundshme kundër tij nga Gjykata Speciale, e themeluar për të gjykuar gjoja krimet e luftës të kryera në Kosovë.

Deda ka vlerësuar në televizionin T7, se Thaçi beson se mund t’i shpëtojë një akuze nga Specialja, nëse arrin një marrëveshje me Serbinë.

Sipas Dedës, Thaçi llogarit që nuk do të preket, “në qoftë se bëhet njeri i paqes, nëse arrin çfarëdo marrëveshje me Serbinë”.