Zonja e Parë e Kosovës mori pjesë në pritjen zyrtare të Zonjës së Parë të SHBA-së

Aktuale September 26, 2018 - 20:08
Lexo detajet

Zonja e Parë e Kosovës, Lumnije Thaçi, e cila po e shoqëron Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në javën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump.

Në këtë ngjarje, përveç Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, si dhe bashkëshortes së zëvendëspresidentit amerikan, Karen Pence, Zonja e Parë e Kosovës ka takuar edhe Zonjën e Parë të Austrisë, të Ganës, Haitit, Kanadasë, Koresë së Jugut, Madagaskarit, Polonisë, Gjeorgjisë, Izraelit, Nigerisë dhe disa shteteve të tjera.

LEXO EDHE: Thaçi dhe zonja e parë takojnë Trumpin dhe zonjën e parë të SHBA-së

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, para të pranishmëve ka folur për aktivitetet e saj humanitare dhe fushatën “Be Best”, fushatë kjo për ndërgjegjësimin e opinionit me fokus në mirëqenien e të rinjve dhe avokimin kundër ngacmimit në internet dhe kundër përdorimit të drogës.

Në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Zonja e Parë e Kosovës, Lumnije Thaçi, ka marrë pjesë edhe në pritjen e organizuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, si dhe në Drekën e Tetë Zyrtare Vjetore të Zonjave të Para.

Image

Image

Image

Image