Dikur Trump e shtynte Markoviqin, shikojeni se çfarë bën tani (VIDEO)

Aktuale September 26, 2018 - 19:13
Lexoni më shumë detaje

Vitin e kaluar në samitin e NATO-s, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk ishte treguar aspak i sjellshëm me homologun e tij malazez, Dushko Markoviq, shkruan “Zeri.info”.

Në këto punime të NATO-s, Trump kishte shtyrë Markoviqin, për të dalë para sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Mirëpo, siç duket, tani kanë ndryshuar gjërat në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuar, raporton “Zeri.info”.

Mediat serbe kanë publikuar të dy videot dhe në këto video shihet ndryshimi i sjelljes së presidentit amerikan, Donald Trump.

Siç raportojnë mediat serbe, kësaj radhe presidenti Trump është treguar më i kujdesshëm me homologun e tij malazez, Markoviq, përcjell “Zeri.info”.

Madje siç shihet edhe në video, të dy presidentët janë përshëndetur me njëri-tjetrin duke buzëqeshur ndërsa shtrëngojnë duart dhe Trump vendos dorën mbi supin e Markoviqit.

Për më shumë, shikojeni videot e mëposhtme. /ZËRI/