Çfarë ndodhi me kryeministrin e Marokut? Pacolli jep një shpjegim në gjuhën arabe

Aktuale September 26, 2018 - 17:09
Lexo detajet

Pasi kryeministri i Marokut me anë të një postimi në Twitter, akuzoi ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollin, se iu ulë i paftuar në tavolinë, Pacolli ka publikuar një bisedë.

Edhe ose ishte vetë kryeministri maroken, Saadeddine Othmani, shkroi se në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara, një burrë nga Kosova iu imponua, Pacolli fajëson mediat rreth kësaj deklarate.

Kryediplomati kosovar ka publikuar një bisedë në gjuhën arabe për të cilën thotë se e ka zhvilluar me kryeministrin maroken në Whatsapp.

Postimi i plotë i Pacollit:

E verteta me Kryeministrin e Marokut eshte ndryshe nga ajo e reflektuar nga disa media Kosovare.

Une dje kisha takim te akorduar, me shkrim, me Kryeministrn ,(shif poshtë);

Sidoqofte metri diplomatik nuk ka krahasim me metrin mediatik.

—————————————

Ne e pyesim, via sms, Kryeministrin;

“ A ka dicka te re?

Nje takim i shkurte 5

min?”

pergjigja e Krye-

ministret;

“Tani jam ne ndertesen e Kombeve te Bashkuara, ulur perballe salles se konferencave nr.4,

nese ke kohe mund te takohemi”