Shkolla 'Elena Gjika', e gatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit

Aktuale September 26, 2018 - 15:17
Lexo detajet

Shkolla fillore në kryeqytet “Elena Gjika”, është e gatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle. Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media, raporton “Zëri.info”.

Punimet e kësaj shkolle janë realizuar në bashkëpunim me organizatën  TIKA-në.

“Kryetari Ahmeti, bashkë me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, znj. Këvëlcëm Këlëç, Koordinatorin e TIKA-s për Kosovë, z. Hasan Burak Ceran, dhe Drejtorin e Arsimit, z. Jonuz Salihaj, vizituan sot shkollën "Elena Gjika", për t'i parë nga afër punimet që janë realizuar për renovimin e tërësishëm të kësaj shkolle”, thuhet në komunikatë.

LEXO EDHE: Shkollat ku shitet droga sipas drejtorit të Arsimit në Komunën e Prishtinës

Punimet në këtë shkollë janë realizuar gjithëesej në 31 klasë. 10 klasë të kësaj shkolle janë rinovuar më herët ndërsa tani janë rinovuar edhe 21 të tjera.

“Më parë është investuar në 10 klasë të shkollës, kurse tani edhe 21 klasat e tjera, duke i përmirësuar kështu dukshëm kushtet e mësimdhënies dhe mësimnxënies brenda objektit. Përveç intervenimeve në dysheme dhe mure, të gjitha klasat janë furnizuar me inventar ri. Kurse, pjesa e jashtme e objektit mbetet e njëjtë, si objekt i trashëgimisë kulturore. Falënderojmë organizatën TIKA dhe qeverinë turke, që vazhdojnë ta ndihmojnë Komunën e Prishtinës në projekte të ndryshme! Suksese nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës!”,  thuhet tutje. /ZËRI