O’Connell tregon qëndrimin e Britanisë për opsionin e korrigjimit të kufirit me Serbinë

Aktuale September 26, 2018 - 11:53
Lexo tjera detaje

 Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka ripërsëritur edhe njëherë se qëndrimi i Britanisë për korrigjimin e kufijve mbetet i pandryshuar, raporton "Zëri.info".

Në një konferencë që pati me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, O’Connell tha se qëndrimi i britanikëve nuk ka ndryshuar rreth kësaj çështjeje, porse bëri thirrje që pala kosovare të përqendrohet në drejtësi.

“Ju e dini qëndrimin e Britanisë, jemi këtu për drejtësinë. Sistemi i drejtësisë është thelbësor për zhvillimin e Kosovës. Qëndrimi i Britanisë nuk ka ndryshuar”, ka theksuar O’Connell.

Ndërkohë, pavarësisht kundërshtimit të hapur që po i bëhet nga Britania, Gjermania e shtetet e tjera të fuqishme, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon të këmbëngulë në idenë për korrigjim të kufijve me Serbinë, respektivisht për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën./Zeri