Haradinaj takon presidentin e KE-së: Brukseli përshëndet çdo progres që ka bërë Kosova

Aktuale September 26, 2018 - 10:09
Lexoni lajmet me te fundit nga vendi

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Ramush Haradinaj, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, së bashku me Presidentin e vendit Hashim Thaçi kanë zhvilluar një takim me presidentin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.

Në këtë takim është biseduar për rrugëtimin evropian të Kosovës, duke e shprehur përkushtimin e vendit për të ardhmen evropiane, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

“Vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugëtimin drejt familjes së madhe evropiane. Procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian duhet të përshpejtohet me veprime konkrete. Kosova po e përmbushë agjendën evropiane”, tha ndër tjerash, Kryeministri Haradinaj, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq, presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, vlerësoi se BE-ja duhet të dëshmojë mbështetjen e palëkundur për perspektivën e rajonit dhe se Brukseli përshëndet çdo progres që ka bërë Kosova.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku.

Image