Kryeministri holandez: Dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me marrëveshje të pranueshme për dy palët

Aktuale September 26, 2018 - 09:56
Lexo detajet

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York është takuar edhe me homologun e saj holandez, Mark Rutte, me të cilin ka diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Brnabiq ka thënë si dialogu me Kosovën dhe anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian janë qëllimet kryesore të politikës së jashtme serbe.

“Ne nuk kemi një plan B, kur bëhet fjalë për anëtarësim në BE”, ka thënë Brnabiq, shkruan ‘tanjug’, transmeton Express.

Ndërkohë edhe kryeministri i Holandës ka thënë se dialogu ndërmjet dy shteteve duhet të vazhdojë dhe të arrihet një zgjidhje që është e pranueshme për të dy palët.

Në New York janë duke qëndruar edhe një delegacion nga Republikës së Kosovës i përbërë nga presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behghet Pacolli.