Sejdiu: Protesta kundër Thaçit duhet të përkrahet

Aktuale September 25, 2018 - 23:28
Lexo detajet

Korab Sejdiu, deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, ka bërë thirrje për përkrahjen e protestës që do të organizohet më 29 shtator nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sejdiu  në DPT të Fidani në T7 ka thënë se duhet të ketë protesta. Ai nuk ka dashur të komentoj edhe refuzimin që ia ka bërë LDK kësaj proteste.

“ Unë mendoj që duhet të protestohet. Kjo protestë duhet të mbështete nga qytetarët. Pakënaqësia duhet të shprehet në këtë mënyrë”, ka thënë Sejdiu.

Deputeti Sejdiu ka thënë se pret që të ketë njerëz në protestë.

“ Shpresoj që të datën 29 të jemi të gjitha aty. Të mbushet sheshi dhe sa bashku të japim një mesazh që nuk mund të luhet me Kosovë”.