Ziba flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit: Shumë oficerë të Kosovës janë maltretuar në Shqipëri

Aktuale September 25, 2018 - 23:27
Lexo detajet

Ushtaraku i karrierës, Miftar Ziba ka thënë se banesa e kolonel Ahmet Krasniqit u bastis nga organet e shtetit shqiptar dhe i janë konfiskuar të gjitha pajisjet që u gjetën aty.

“Me këto veprime është mundësuar vrasja e Ahmet Krasniqit”.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se një numër i madh i oficerëve të Kosovës janë maltretuar.

“Forcat e rendit të Shqipërisë të uniformuar kanë bastisur ndërtesën dhe një numër i madh i oficerëve janë maltretuar”, tha ai.

Ziba ka thënë se ndalesa e makinës shoqëruese që iu bë makinës në të cilën udhëtontë Krasniqi, u garantonte dorasve t’ia merrnin jetën kolonelit Ahmet Krasniqi.

“Ndalesa e makinës së dytë që iu bë makinës që udhëtonte Krasniqi, iu garantonte dorasve të kryenin veprën, pra t’i merrnin jetën kolonelit Ahmet Krasniqi. Fatkeqësia më e madhe është se asnjë shoqërues i Krasniqit nuk ishte i armatosur, sepse i çarmatosën komplet.”

Ushtaraku i karrierës ka thënë se po të ndodhte që sot dikush të vinte në Kosovë si rasti i Krasniqit, ne do ta siguronim më mirë.

“Jam i bindur sot, se çdo këndë që do ta pranonim ne, në një luftë çlirimtare, edhe ne do të siguronim ministrin e tyre. Pra, vrasja e Krasniqit ishte e planifikuar”, tha ai.

Ziba ka thënë se Ahmet Krasniqi kishte problem të madh për sigurimin e objekteve për anëtarët e Minsitrisë së Mbrojtjes.

“Problemin më të madh dhe më të vështirë Ahmet Krasniqi e kishte sigurimin e objekteve ku mund të vendosen anëtarët e ministrisë dhe personave që donin të regjistroheshin. Shteti shqiptar kishte objekte të mjaftueshme për ne diku në periferi”, tha ai.