Limaj, ftesë opozitës: Nëse keni problem me presidentin, ejani ta ndalim

Aktuale September 25, 2018 - 23:26
Lexo detajet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se partitë opozitare nuk do të humbinin asgjë nëse i bashkohen delegacionit për bisedimet Kosovë-Serbi.

Kësisoj, ky delegacion, thotë Limaj, do të kthehej në një delegacion shtetëror i cili do të raportonte në Kuvend.

"Përfshirja e opozitës krijon siguri e transparencë në këtë proces”, ka thënë Limaj në ‘Click’, në RTV 21.

Limaj i ka ftuar partitë opozitare që nëse kanë probleme me presidentin, atëherë të bëhen bashkë dhe ta ndalin, pasi me zgjedhje të parakohshme thotë se Thaçi nuk do të largohet nga posti i presidentit.

Sa i përket fuqisë negociouese në dialog, ai thotë se këtë nuk e ka presidenti, por Kuvendi i cili ia jep delegacionit shtetëror.

Sa i përket paralajmërimeve të partive opozitare për mocion dhe protesta, sipas Limajt, këto janë krejtësisht legjitime dhe instrumente opozitare.