Vizita në SHBA, Zonja e Parë e Kosovës krah homologeve

Aktuale September 25, 2018 - 23:23
Lexo detajet

Në këtë ngjarje të rëndësishme për gratë nga mbarë bota, Zonja e Parë e Kosovës ka takuar edhe afaristë të njohur si Katya Palazzolo nga Global Community Engagement and Resilience Fund, si dhe Chaudhry Anjum Jaura nga BNL Clean Energy.
Gjithashtu, Zonja e Parë e Kosovës ka takuar edhe stilisten shqiptare Mirela Nurçe, fotografin e njohur shqiptar, Fadil Berisha, etj.

Platforma ”Fashion 4 Development” është themeluar në janar të vitit 2011 në mbështetje të Objektivave të Mileniumit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe të lëvizjes globale ”Çdo grua, çdo fëmijë”, lëvizje të cilës i priu ish Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon

Qëllimi i “Fashion 4 Development” është të promovojë ndryshime pozitive shoqërore dhe të shfrytëzojë fuqinë e industrisë së modës dhe bukurisë, duke zbatuar strategji kreative për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe pavarësi të komuniteteve në mbarë botën.

Me ftesë të Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, Zonja e Parë e Kosovës nesër do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga zonja Trump, ku do të jenë të pranishme edhe gra të liderëve të shumtë botërorë.

Image 
Image 
Image