Haziri: Për bashkimin e Luginës kam folur në vitin 2011

Aktuale September 25, 2018 - 21:37
Lexo detajet

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë. Ai ka thënë se ka qenë i pari që e ka përmendur mundësin e bashkimit të Luginës me Kosovën.

Haziri në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në T7, ka treguar se idenë e bashkimit të Lugës e ka dhënë qysh në vitin 2011.

“ Unë për bashkimin e Luginës kam fol vite më parë. Këtë ide e kam dhënë qysh në vitin 2011”, ka thënë ai

Haziri ka thënë se këtë kohë ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës, dhe siç ka shpjeguar ai, këtë kohë LDK ishte në opozitë.

“ Ne atë kohë kemi qenë në opozitë dhe unë në atë kohë kam fol për këtë bashkim”.