Thaçi: Kënaqësi të takohem me mikun e Kosovës, Eliot Engel

Aktuale September 25, 2018 - 20:44
Lexo tjera detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot është takuar me kongresmenin Eliot Engel, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm për afirmimin dhe avancimin e Kosovës.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me mikun e dëshmuar të Kosovës, kongresmenin Eliot Engel. E falënderova kongresmenin Engel për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm për afirmimin dhe avancimin e Kosovës në të gjitha rrafshet”, ka shkruar Thaçi në Facebook.