Isa Mustafa deklarohet pas takimit me Albin Kurtin

Aktuale September 25, 2018 - 15:43
Lexo tjera detaje

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa është deklaruar pas takimit që ka pasur sot me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Mustafa në 'Facebook', ka thenë se bashkë me Kurtin kanë biseduar për temat aktuale në Kosovë, ku si opozitë kanë shprehur gatishmerinë e bashkëpunimit që rrezikimi i territorit të ndalët sa më shpejtë, shkruan "Zëri.Info".

LEXO EDHE: Kurti tregon për çfarë u dakorduan me Mustafën

"Sot u takuam me z. Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe biseduam për shumë tema që e rëndojnë aktualitetin në Kosovë. Shprehëm gatishmërinë të intensifikojmë bashkëpunimin opozitar në mënyrë që degradimi i qeverisjes dhe rrezikimi I territorit të ndalet sa më shpejtë. Vlerësuam bashkërisht se Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë, për ndryshime", ka shkruar Mustafa.