Kështu duket ambasada e re e SHBA-së në Prishtinë (VIDEO)

Aktuale September 25, 2018 - 15:39
Lexoni më shumë detaje

Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, pak para përfundimit të mandatit të tij në Kosovë, ka shfaqur një pjesë të objektit të ri të kësaj ambasade, shkruan “Zeri.info”.

Përmes një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, në faqen zyrtare të ambasadës, Delawie duke e falënderuar Kosovën për bashkëpunim me SHBA-në, ka thënë se, kjo marrëdhënie do të vazhdojë edhe pas përfundimit të mandatit të tij, përcjell “Zeri.info”.

Më poshtë ju sjellim pamjet e objektit të ambasadës së re në Prishtinë. /ZËRI/