Rinia Studentore "Kadri Zeka" përfaqëson Kosovën në Samitin e Paqes në Koren e Jugut

Aktuale September 25, 2018 - 14:44
Përfaqësimi nga Blerina, Adriani dhe Dritori i mundësuan shtetit të Kosovës të jetë shteti i parë që bëri hapjen e Ceremonisë Zyrtare të Festivalit

Antarët e Rinisë Studentore Kadri Zeka në Gjilan po përfaqësojnë përsëri Kosovën në Samitin e Paqes në Koren e Jugut.

Në një njoftim për medie ata kanë treguar për përvojën e tyre në këtë Samit, raporton "Zëri.info".

Njoftimi i plotë:

Antarët e Rinisë Studentore Kadri Zeka në Gjilan po përfaqësojnë përsëri Kosovën në Samitin e Paqes në Koren e Jugut.

Në vitin e kaluar antarja jonë Blerinë Ajvazi përfaqësoi Kosovën në Samitin e Paqes. Pas përfaqësimit dinjitoz të saj, na u mundësua që këtë vit edhe dy antarë të tjerë të jenë pjesëmarrës në këtë samit Adrian Bajrami dhe Dritor Mehmeti.

Përfaqësimi mbresëlënës nga Blerina, Adriani dhe Dritori i mundësuan shtetit të Kosovës të jetë shteti i parë që bëri hapjen e Ceremonisë Zyrtare të Festivalit.

Gjatë këtij samiti antarët tonë takuan shumë të rinjë nga mbarë bota, i treguan për shtetin tonë, kulturën, traditën dhe për ecurinë e shtetndërtimit të Kosovës. 
Gjithashtu para tyre ata prezantuan një dokumentar për luftën e Kosovës (nga Blerinë Ajvazi) traditën dhe kulturën tonë (nga Dritor Mehmeti), prezantime që i emocionuan shumë të pranishmit dhe shtoi me shumë kurreshtjen për shtetin tonë. Gjithë të pranishmit i ftuam që në mundësinë e parë që ata kanë të e vizitojnë shtetin tonë dhe të njohin më shumë kulturën tonë.

Gjatë qëndrimit në samitin e paqes, përfaqësuesit tonë patën takime të ndryshme me zyrtarë të lartë shtetëror nga shtetet mike dhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Pas prezantimit të dokumentarit për luftën e Kosovës, Kryetari i IPWG ftoi përfaqësuesit tonë në takim, duke na pyetur më shumë rreth Kosovës, gjendjes së tanishme në Kosovë dhe na është zotuar që në takime të ndryshme do të loboj tek shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Duke falenderuar të gjithë ata që na përkrahën urojmë që angazhimi i të rinjëve por edhe perkrahja per ta si të rinjë të mos mungoj në rrugën e përfaqësimit dinjitoz të Shtetit të Kosovës!

Me Konsideratë : Rinia Studentore - Kadri Zeka!/Zëri

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image