Veteranët e Karadakut: Po fyen veteranët dhe lufta çlirimtare

Aktuale September 25, 2018 - 14:36
Lexo tjera detaje

Në takimin e mbajtur nga Organizatat e Veteranëve të Luftës, degët Karadakut, Gjilan, Viti dhe Dardanë, u vlerësua se publikimi i listave tani më të njohur si “Veteran të rrejshëm”është një dëshmi e një pune joprofesionale e prokurorisë së shtetit, e cila duke publikuar listat me të dhënat personale të mbi 20 mijë personave, ka shkelur Ligjin nr. 03/L-172 për Mbrojtjen e të dhënave personale.

Sipas një komunikate për media nga kjo Organizatë, me këtë veprim, prokuroria shtetit, e cila është e thirrur t’i gjejë shkelësit e ligjit dhe të njëjtit t’i paraqes para organeve të drejtësisë, bëri vetë një shkelje të rëndë.

“Me këtë ajo ka mundësuar keqpërdorimin eventual të këtyre personave nga individ, grupe dhe organizata të ndryshme. Për këtë kryesitë e OVL-së të Karadakut kërkojnë përgjegjësi penale ndaj atyre që publikuan këtë listë, të cilët me vetëdije të plotë dhe për qëllime të caktuara shkelën ligjin”.

Sipas Organizatës së Veteranëve të Karadakut, lista e shpallur e “veteranëve të rrejshëm” në përmbajtjen e saj ka shumë të pavërteta, për shkak se në këtë listë, ku përfshihen emrat e veteranëve nga Zona Operative e Karadakut (ZOK), ka veteranë që janë në luftë që nga ditët e para të luftës në Drenicë e që më pas u transferuan në ZOK.

“Ky nuk është veprim i rastësishëm, është veprim mirë i koordinuar duke pasur për qëllim denigrimin dhe fyerjen e emrit të veteranit e të luftës ëlirimtare. Pra, është veprim tendencioz dhe si i tillë është edhe i papranueshme”.

Në këtë takim, Organizatat e veteranëve të UëK-së apeluan tek veteranët e apostrofuar nga prokuroria si veteran të rrejshëm, të jenë të përmbajtur në deklarimet dhe qëndrimet e tyre dhe po ashtu të jenë krenar se e vërteta do të dal në shesh. Gabimet eventuale në plotësimin e aplikacionit nuk e mohojnë dot të kaluarën e lavdishme të luftës së Ushtrisë ëlirimtare të Kosovës, pjesë e së cilës ishin veteranët.

“Zërat që përpiqet të fajësojnë përfaqësuesin e ZOK-ut në procesin e verifikimit për listën e veteranëve të rrejshëm, u vlerësuan si jo reale dhe të papranueshme. Lista është produkt i prokurorisë, ndërsa u shprehë konsideratë dhe respekt për punën dhe përkushtimin e përfaqësuesit të ZOK-ut në procesin e verifikimit”. /Zëri/