Lajmërohet Ministria e Financave, do ti marrin apo jo pagat Veteranët?!

Aktuale September 25, 2018 - 13:48
Lexo tjera detaje

Të hënë veteranët kanë filluar t’i marrin pagat ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini.

“Po, mund t’iu konfirmoj se dje janë ekzekutuar pagat nga Ministria e Financave për të gjithë veteranët”, tha Shahini, transmeton telegrafi.

Ndryshe, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK në Dukagjin, ka njoftuar se të mërkurën do të mbajnë një protestë në mbrojtje të vlerave të luftës dhe dinjitetit të luftëtarit të UÇK-së.