AKK dhe NISMA, pro reformës zgjedhore

Aktuale September 25, 2018 - 10:53
Lexoni më shumë detaje

Ahmet Isufi përfaqësues i AAK-se në diskutimin e D4D me temën “Reforma zgjedhore e papërfunduar: Çfarë më tutje?”.tha se përkrahin idenë e një reformë zgjedhor e qe sipas tij një e tillë do ta përsoste sistemin zgjedhor, raporton Zëri.info.

LEXO EDHE: Bajrami: Tani është koha e duhur për reforma zgjedhore

“Ka pasur iniciativa edhe më herët që të bëhet reforma zgjedhore edhe nga partitë politike. Ka ngelur reforma sepse kanë ndodhur zgjedhjet e parakohshme. Ne jemi për reformë zgjedhore sepse sa më shume që përsoset ligji i zgjedhjeve aq më të përsosura dalin zgjedhjet. Mangësia që na ka përcjell është mos pjesëmarrja e diasporës për zgjedhje”, tha ai.

Edhe Enver Hoti nga Nisma Socialdemokrate tha se  subjekti i tij e përkrah një initiativë të tillë.

“Është koha e përshtatshme duke u nisur nga listat, votuesit e diasporës deri tek trupat zgjedhore, Kosova po ashtu duhet të i definoj zonat Zgjedhore, duhet ti qasemi reformës me vullnet politik. Kjo legjislaturë e ka afatin politik dhe duhet të ketë vullnet që të fillojnë një reformë me proces krdibil”, tha ai./ZËRI/