Ja kur do të bjerë bora e parë në vendin tonë

Aktuale September 25, 2018 - 09:44
Lexoni më shumë detaje

Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka folur për motin që do të mbretërojë në Kosovë këto ditë.

Tahirsylaj parashikon ulje të temperaturave gjatë ditëve në vazhdim.

“Për shkak të erërave të forta të cilat janë krijuar edhe në vendin tonë, gjatë ditëve në vazhdim temperaturat minimale do të arrijnë deri në 1 gradë celsius në ultësira, ndërsa në vendet kodrinore deri në minus 1 gradë celsius”, tha Sylë Tahirsylaj.

Ndërsa, për temperaturat maksimale, eksperti tha se ato do të shkojnë nga 11 deri në 15 gradë.

Sipas parashikimit të Tahirsylajt, temperaturat do të ngrihen përsëri nga dita e premte.

“Nga fundi i javës do të kemi ngritje të temperaturave minimale dhe maksimale”, shtoi ai për Kallxo.com.

Po ashtu, Tahirsylaj theksoi se si rezultat i ndryshimit të temperaturave dhe shtypjes atmosferike krijohen erërat varësisht nga ky intensitet.

“Gjatë javës do të ketë edhe brymë dhe në lartësi 1.700-2.000 metra edhe reshje bore por do të jetë e paqëndrueshme”, theksoi eksperti i Meteorologjisë.

“Mirëpo do të tejkalohet edhe kjo situatë”, ka thënë ai.