Jahjaga me agjendë të veten në New York, takon ish-bashkëpunëtorin kryesor të Merkel

Aktuale September 24, 2018 - 22:58
Lexo detajet

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është takuar në Nju Jork me ambasadorin e Gjermanisë në Kombet e Bashkuara Christoph Heusgen.

Në takimin e mbajtur në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, Jahjaga thotë se u bisedua për raportet në mes dy vendeve.

“Një takim i shkëlqyer me përfaqësuesin permanent të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, ambasadorin Christoph Heusgen. Me ambasadorin Heusgen diskutuam për raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, me ç’rast e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme sa i përket zhvillimeve pozitive në vendin tonë’, shkroi Jahjaga në Facebook.

LEXO EDHE: SHBA rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Në Nju Jork po qëndrojnë edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.

Që të gjithë nëpërmjet rrjeteve sociale po flasim për takime me përfaqësues të vendeve të ndryshme.