PSD zgjerohet edhe në Mitrovicë, Sejdiu thotë se do hapin zyre në çdo cep të Kosovës

Aktuale September 24, 2018 - 22:18
Lexo detajet

Para disa ditësh partia Social Demokrate e udhëhequr nga Shpend Ahmeti ka hapur zyrën e saj në qytetin e Gjilanit, e sot kjo parti ka hapur zyre edhe në qytetin e Mitrovicës, raporton “Zëri.info”.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj partie Dardan Sejdiu.

LEXO EDHE: PSD: Bartës i procesit të dialogut të jetë Kuvendi, jo Hashim Thaçi

Ai ka bërë të ditur se nesër kjo parti do ta hap zyrën e saj edhe në qytetin e Fushë Kosovës.

“Dje, me socialdemokratët hapëm zyrën në Gjilan, sot hapëm zyrën në Mitrovicë, nesër hapim zyrën në Fushë-Kosovë, e kështu do të vazhdojmë pa ndalur shtrirjen e socialdemokracisë në çdo cep të Kosovës!”, ka shkruar Sejdiu në një postim në “Facebook”. /ZËRI