Murati: Shqiptarët e Kosovës Lindore 100% janë për bashkim me Kosovën!

Aktuale September 24, 2018 - 20:09
Lexo detajet

Kryetari i partisë Lëvizja për Bashkim, Valon Murati ka deklaruar se shqiptarët në Kosovën Lindore 100% janë për bashkim me Kosovën. Këto deklarata ai i ka bërë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ai tutje ka thënë që përpjekjet e kundërshtarëve të ridefinimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë janë manipulim i qëllimshëm me opinionin publik.

LEXO EDHE: Thaçi: SHBA mbështet dialogun përfundimtarë me Serbinë

Ky është postimi i plotë i tij:

“Shqiptarët e Kosovës Lindore 100% janë për bashkim me Kosovën!

Për një gjë jam i sigurt, rezultati ndër shqiptarët e Kosovës Lindore në çfarëdo referendumi për bashkim me Kosovën do të ishte afër 100% pro bashkimit. Përpjekjet mediale të kundërshtarëve të ridefinimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të shtrembëruar këtë vullnet, janë manipulim i qëllimshëm me opinionin publik”. /ZËRI