Erërat e forta shkaktuan gjithandej dëme në Prishtinë, por kjo që i ndodhi kësaj familje është e rëndë

Aktuale September 24, 2018 - 19:53
Lexo detajet

Erërat e forta në Prishtinë sot kanë shkaktuar dëme materiale gjithandej. Në disa rrugë të qytetit janë parë drunjë të rrëzuar, shenjat sinjalizuese në rrugë të rrëzuara e të shtrembëruara. Por një rast më i rëndë u shfaq në lagjen “Kolovicë e vjetër”, ku një shtëpie nga erërat e forta i është rrëzuar tërësisht kulmi i shtëpisë.

Sipas Flamur Bekteshit i cili është familjar i pronarit që i është rrëzuar kulmi i shtëpisë, nga kjo fatkeqësi nuk ka mbetur askush i lënduar.

Për “Zërin”, ai ka rrëfyer se në vendin e ngjarjes kanë dal edhe zyrtar komunal si dhe zjarrëfikës por që nuk është bërë asgjë më shumë për këtë familje.

LEXO EDHE: Frymë e stuhi e madhe në këtë qytet të Kosovës

“Jo fatmirësisht nuk ka të lënduar. Kjo është shtëpia e vëllait tim. Ne i kemi lajmërua drejtorinë e emergjencës të cilët kanë ardhë dhe kanë qëndruar 2 minuta. Ata i kanë bërë dy foto dhe na kanë pyetur se çfarë do bëjmë ne. Pastaj kanë ardhë edhe zjarrfikësit dhe na kanë thënë që nuk mund të intervenojnë asgjë për shkak se ka mbetur pezull një pjesë e kulmit që nuk është rrëzuar, ku kanë qenë edhe kabllot e rrymës,”, ka rrëfyer për “Zërin”, Bekteshi.

Image

Për shkak të erërave të forta kryetari i Komunës së Prishtinës përmes një postimi në “Facebook”, ka ftuar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes kur dalin në hapësira të hapura si dhe i ka ftuar ata që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre apo në hapësira tjera të mbyllura.

LEXO EDHE: Era e fortë këput edhe një lis në Prishtinë (FOTO)

“Për shkak të erërave të forta në Prishtinë lusim qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura sa më shumë dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura. Për çdo emergjencë lajmërohuni në 080012233 ose 080012244”, ka shkruar Ahmeti.

Në anën tjetër në një postim tjetër ai ka njoftuar se nga erërat e forta nuk ka pasur lëndime serioze në njerëz dhe se dëme materiale ka gjithandej.

“Fatmirësisht, përkundër erërave të forta, nuk kemi pas lëndime serioze të njerëzve. Megjithatë, kemi dëme materiale gjithandej. Ekipet janë duke punuar pandërprerë në pastrimin e dëmeve”, ka shkruar ai.

Sipas matjeve shpejtësia e erës sot në Kosovë ka qenë 70 km/orë. /ZËRI

Image