Haradinaj: Jemi të palëkundur në partneritetin strategjik me SHBA

Aktuale September 24, 2018 - 19:27
Lexo detajet

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë që partneriteti në mes të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i palëkundur dhe se ajo ku është Kosova tash është falë angazhimit tonë dhe të ndihmës së partnerëve. Këto deklarata ai i ka bërë pas takimit me senatorin amerikan Ron Johnson, raporton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Thaçi: SHBA mbështet dialogun përfundimtarë me Serbinë

“Sot, në kuadër të qëndrimit zyrtarë në ShBA, zhvilluam takim të frytshëm me sentorin Johnson. Kosova është e vetëdijshme që atë që e ndërtuam për dekada, e kemi arritur falë angazhimit tonë dhe ndihmës së pakursyer të ShBA-ve. Në këtë frymë, ne rreshtohemi përkrah miqve tanë dhe jemi të palëkundur në partneritetin tonë strategjik me ShBA-të dhe forcimimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera bilaterale”, ka shkruar Haradinaj në një postim në “Facebook”. /ZËRI