Zëvendësministri i Haradinajt thotë se edhe ashkalinjtë ishin pjesë e UÇK-së

Aktuale September 24, 2018 - 18:56
Lexo detajet

Zëvendësministri për Kthim e Komunitete nga Partia e Ashkalinjve për Integrim, Qazim Rrahmani, ka thënë se në Kosovë ka pasur paragjykime sa i përket kontributit të egjiptianëve dhe ashkalinjve.

Rrahmani ka theksuar se qytetarët e këtyre komuniteteve duhet të trajtohen paralelisht sikurse gjithë qytetarët e Kosovës ndërsa ka potencuar se ashkalinjt kanë dhënë kontribut edhe gjatë luftës në Kosovë.

”Ajo cka duhet të pjeket në kokat e qytetarëve është se ne jemi qytetarë të këtij vendi dhe duhet të kontribuojmë paralelisht me qytetarët e tjerë të Kosovës”, ka thënë ai në Klan Kosova.

LEXO EDHE: Ramiqi: Ahmet Krasniqin e pashë me lot në sy, ndjehej i braktisuar nga Bukoshi

”Nëse ka diskriminime në aspektin e vijave zyrtare, ku mbetet ajo tek qytetaria jonë”.

”Jemi për të luftuar për të mbrojtur të drejtat e komunitetit tonë”.

”Ne jemi ata të cilët do të flasim në emër të komunitetit tonë. Ne jemi ata që duhet të flasim për vete”.

”Kemi përdorur alternativa për me arrit liderët e asaj kohe të thonë se këta nuk janë të tillë”.

”E kemi rastin konkret Gjeneral Daut Haradinaj e argumentoi shumë qartë me fotografi se ka pasur pjesëtarë të komunitetit ashkalinjë në UÇK”.

”Kemi njerëz që ndjejnë turp të tregojnë se kanë qenë në UÇK- veçse u është thënë se s’keni dhënë kontribut për Kosovën”.

”Por edhe ato biznese që bëjnë diskriminim duhet të mbyllen, duhet t’u merret licenca”.