Komuna e Prishtinës me apel urgjent për qytetarët

Aktuale September 24, 2018 - 16:07
Lexo detajet

Komuna e Prishtinës, në krye me Shpend Ahmetin kanë dal me një apel për qytetarët e Komunës pas erërave të forta të cilat janë shfaqur sot në kryeqytet, shkruan “Zëri.info”.

Zyrtarë nga komuna kërkojnë nga qytetarët që të qëndrojnë në hapësira të mbyllura dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura.

LEXO EDHE: Era e fortë këput edhe një lis në Prishtinë (FOTO)

“Për shkak të erërave të forta që sot janë vërejtur në Prishtinë, lusim qytetarët që të qëndrojnë në hapësira të mbyllura dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura. Për çdo emergjencë lajmërohuni në 080012233 ose 080012244”, thuhet në njoftim. /ZËRI