Të mërkurën protestojnë veteranët

Aktuale September 24, 2018 - 10:11
Lexoni më shumë detaje

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK në Dukagjin, ka njoftuar se të mërkurën do të mbajnë një protestë në mbrojtje të vlerave të luftës dhe dinjitetit të luftëtarit të UÇK-së.

Sipas njoftimit, protesta do të mbahet te Pallati i Drejtësisë në Veternik-Prishtinë, duke filluar nga ora 13:00.

Kjo organizatë ka ftuar bashkëluftëtarët dhe të gjithë qytetarët të protestojnë, siç kanë thënë ata kundër padrejtësisë së radhës që i bëhet luftës së shenjtë të UÇK-së. 

Image