Mbi një mijë forca luftarake zbarkojnë në qendër të Tiranës (Video)

Aktuale September 23, 2018 - 23:57
Lexoni më shumë detaje

Mbi 1 mijë ushtarakë shqiptarë dhe britanikë do të zbarkojnë nesër në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Këto forca luftarake do të jenë pjesë e stërvitjes ushtarake “Albanian Lion 2018”, më e madhja e vitit në Shqipëri.

Sipas ministres shqiptare të Mbrojtjes, Olta Xhaçka, të hënën në Tiranë zbarkojnë jo vetëm forcat luftarake të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, por edhe orkestrat frymore.

“Orkestra Frymore e FA shqiptare dhe Banda e Trupave Mbretërorë të Armatosur bashkojnë forcat artistike”, ka shkruar Xhaçka në profilin e saj në “Facebook”.

Po ashtu, pjesë e aktiviteteve është edhe ekspozimi i armëve dhe i pajisjeve të tjera.