Kurti e quan Thaçin ''President Pinokio''

Aktuale September 23, 2018 - 22:06
Lexoni më shumë detaje

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po e zgjeron rrenën, e jo territorin.

Kurti e ka quajtur Thaçin "President Pinokio", duke thënë se ai po e përdor si karrem Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin në aventurat e tij.

“Për të përfshirë të tjerët në aventurat e tij për shkëmbimin e territorit me Serbinë, Thaçi së pari tentoi të përdorë ulësen e Kosovës në OKB si karrem, dhe po vazhdon ta bëjë, sërish, duke tentuar ta përdorë regjionin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit si karrem", ka shkruar Kurti në Twitter.

"Një zgjerim i rrenave, jo i territorit. President Pinokio?”, është shprehur ai.