Ujërat e zeza vërshojnë rrugët te ‘Mati 1’

Aktuale September 23, 2018 - 21:16
Lexoni më shumë detaje

Ujërat e zeza kanë vërshuar rrugët te rrethrrotullimi te lagjja “Mati 1”, në Prishtinë.

Një qytetare ka dërguar pamje ku shihen ujërat e kanalizimit përgjatë rrugëve.

Qytetarja ka thënë se është e vështirë të kalohet andejpari për shkak të kundërmimit.

Ajo thotë se nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë, pasi që, sipas saj, pusetat e kanalizimit janë të bllokuara.

Qytetarja ka theksuar se për shkak të ujërave të zeza banorët po detyrohen të përdorin rrugë alternative./kallxo.com/

Image