Lushtaku takime në oda, diskuton për zhvillimet në PDK

Aktuale September 23, 2018 - 20:59
Lexoni më shumë detaje

Ish-komandanti i UÇK-së, njëherësh ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ishte i ftuar sonte në fshatin Klinë e Poshtme të komunës së Skenderajt.

Në këtë mbrëmje Lushtaku thotë se u diskutua për zhvillimet politike në Partinë Demokratike të Kosovës si dhe në përgjithësi për komunën.

Lushtaku thotë të ketë falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë PDK-së, në vazhdimësi.

Postimi i plotë:

Së bashku më bashkëpunëtorë sante isha i ftuar në fshatin Klinë e Poshtme të Skenderajt, ku bashkëbiseduam për zhvillimet politike në Partinë Demokratike të Kosovës dhe për zhvillimet në përgjithësi në komunën tonë.

I falënderova të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë PDK-së në vazhdimësi dhe u pajtuam që të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha proceset edhe në të ardhmen. 

Image

Image

Image